4 prej kandidatëve për drejtues të Policisë së Shtetit, janë skualifikuar. Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në Komisionin e Sigurisë, i cili gjithashtu deklaroi se brenda javës do dërgojë një prej emrave më të vlerësuar për t’u miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Teksa foli për situatën e rendit gjatë sezonit veror, ministri Hoxha tha se është i pakënaqur me punën e policisë së shtetit.

Kreu i Ministrisë së Brendshme deklaroi se për të dytin vit radhazi nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale në dëm të pushuesve të huaj.

Kandidatët e skualifikuar:

Sami Rasha

Shemsi Prençi

Hajrulla Xhivini

Ibrahim Disha

Klan News