Do përdoren për fashën 64-69 vjeç dhe 60 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese

Brenda javës në Shqipëri pritet të vijë sasia e radhës të vaksinave Sinovax. Burime zyrtare për Tv Klan bën me dije se kjo sasi e dozave të vaksinës që priten të vijnë do të përdoren për uljen e fashës së të moshuarve në 64-69, si dhe të atyre mbi 60 vjeç dhe më sëmundje bashkëshoqëruese.

Në disa qarqe është mbyllur fasha e të moshuarve mbi 70 vjeç. Deri tani në Shqipëri janë vaksinuar mbi 150 mijë të moshuar në të gjithë vendin.

Ndërsa në total që prej fillimit të vaksinimit në 11 janar, në Shqipëri janë kryer afro 222 mijë vaksinime tek bluzat e bardha, arsimtarët, efektivët e policisë dhe punonjës të medias. Të mërkurën në vend nisi edhe vaksinimi i farmacistëve, kryesisht tek ata në moshë më të madhe.

Përveç dozave të mbërritura nga marrëveshja me Pfizer, në vijimësi pritet të vijnë edhe dozat e tjera nga mekanizmi COVAX. Autoritetet shëndetësore në vend premtojnë se afro 606 mijë të moshuar deri në 60 vjeç do të vaksinohen deri në fund të muajit Maj.

Tv Klan