Vetëm pak orë pasi një i moshuar u godit për vdekje nga një makinë, një tjetër aksident ndodhi mëngjesin e së enjtes në rrugën Transballkanike. Një person që po lëvizte me biçikletë u përplas me një mjet tip Golf.

Sipas policisë, i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe gjendja e tij është e rënde. Shkaku i ngjarjes është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga të dy palët.

Në këtë rrugë kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja të rënda deri në vdekje. Vlonjatët kanë nisur ta shohin si rrugën e rrezikut.

/tvklan.al