Rama e ministrat publikojnë planin e rindërtimit

Brenda Qershorit, Bubqi, një nga zonat e prekura më rëndë nga tërmeti i 26 Qershorit do të kthehet i gjithë në kantier ndërtimi.

Deri të dielën, Bashkia përfundon vlerësimin final të përfituesve. Nga 20 Qershori e tutje, gjithë zona e ndërtuar është kantier. Me infrastrukturën, me shtëpitë individuale dhe jemi në fazë të avancuar me projektet e detajuara të ndërhyrjeve urbane”, tha ministri Ahmetaj.

Fjala jote në vesh të Perëndisë, kur i thonë“, u shpreh Rama.

Shqetësimit të banorëve, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve vazhdojnë të qëndrojnë në çadra që prej Nëntorit të 2019, iu përgjigj Kryeministri, duke sqaruar mënyrën sesi do të bëhet kompensimi i tyre.

Metër për metër do marrësh atë që ke dhe do ta marrësh brenda planit, sipas ndërtimit të ri. Do fillojnë punimet edhe këtu dhe në të gjitha zonat e tjera, kështu që edhe pak durim dhe gjithçka do jetë siç e kemi thënë”.

Ministrja e Kulturës që shoqëronte Kryeministrin gjatë inspektimit në këtë zonë, shpjegon të gjithë planin e rindërtimit, jo vetëm për ndërtimit të shtëpive individuale, por dhe kualifikimit urban të zonës.

Tv Klan