Autoritetet kanë publikuar pamjet e regjistruara në shtëpinë horror të historianit rus, i cili bënte festa për 150 vajza të vogla të cilat i kishte nxjerrë nga varri dhe i kishte mumifikuar.

Anatolu Moskvin, një 46-vjeçar nga qyteti i Nizhny Novgorod, në Rusinë Qendrore u arrestua në vitin 2011, pasi u zbulua se kishte zhvarrosur trupat e qindra vajzave nga mosha 3 deri në 12 vjeç.

Ai më pas i kishte marrë ato në shtëpi duke i shndërruar në koleksione mumiesh. 46-vjeçari i vishte trupat dhe skeletet me çorape dhe fustane.

Një video e xhiruar nga vetë Moskvin dhe e gjetur në apartamentin e tij nga hetuesit tregon një korridor të mbushur me rroba të ndryshme vajzash. Në të mund të shihen gjithashtu trupa të vendosur nëpër shtëpi, të veshur me kostume të çuditshme.

Këtë javë, autoritetet thanë se Moskvin nuk është mendërisht në gjendje që të përballej me gjyqin, për këtë arsye duhet të qëndrojë në një klinikë psikiatrike.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, Moskvin, i cili flet 13 gjuhë të huaja dhe u cilësua në gjykatë si “gjeni”, u jepte kufomave të mumifikuara emra dhe organizonte feta ditëlindjesh për to. Të gjitha vajzat e vogla kishin vdekur pak vite më parë.

Sipas policisë ruse, Moskvin kishte mbledhur gjithashtu informacion për jetën e secilës vajze që kishte zhvarrosur, ndërsa në kompjuterin e tij kishte udhëzime si të prodhosh kukulla me kufoma njerëzore.

Obsesioni i tij makabër u zbulua kur prindërit i shkuan për vizitë në shtëpi pas pushimeve.

Ndërkohë një zëdhënës i prokurorisë tha:

“Pas 3 vitesh monitorimi në një klinikë psikiatrike, është absolutisht e qartë që Moskvin nuk është mendërisht i aftë për të përballuar gjyqin. Ndaj ai do të vijojë të marrë trajtim psikiatrik në klinikë.”/tvklan.al