Këto foto të publikuara vetëm një javë pas sulmeve terroriste të së martës në Bruksel, tregojnë për përmasat e shpërthimeve që u morën jetën 35 personave dhe plagosën qindra të tjerë.

Në këto pamje dramatike, të kapura vetëm 2 ditë pas masakrës, dallohet një terminal thuajse i shkatërruar, ndërsa njollat e gjakut janë të shpërndara gjithandej.

Vetëm pak momente përpara shpërthimeve, kamerat e sigurisë tregojnë se aeroporti ishte i mbushur me njerëz. /tvklan.al