Nis puna dhe për 30 pallate

Në Shijak procesi i rindërtimin duket se po ecën me ritme më të shpejta se në zonat e tjera të prekura nga tërmeti. Kryebashkiaku premton se brenda Tetorit përfundojnë të gjitha shtëpitë individuale që po ndërtohen nga e para.

Afro 500 përfundojnë në fund të Tetorit”, tha Elton Arbana. Ndërkohë Rama i bëri kritikë për mbajtjen e maskës. “Vendose maskën mirë çma mban si Luli me hundën jashtë”.

Sa i takon pallateve që janë përcaktuar të ndërtohen, për 30 prej tyre ka përfunduar infrastruktura nëntokësore.

“Në lagjen Lugina ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore për rindërtimin nga themelet të 30 pallateve, për strehimin e 500 familjeve që do të kenë jo vetëm apartamente më të bukura e të sigurta, por edhe një hapësirë urbane të rikonceptuar me të gjitha shërbimet e nevojshm”..

Në Shijak kanë klasifikuar si të dëmtuara rëndë dhe që po rindërtohen nga e para dhe 6 shkolla.

Tv Klan