Brenda vitit do të nisë ndërtimi i rrugës Delvin-Kardhiq, si dhe by pass-i i Tepelenës. Këto janë 2 nga projektet për qarkun e Gjirokastrës ku kabineti qeveritar është zhvendosur për të zhvilluar mbledhjen e radhës së qeverisë.

Një tjetër investim i rëndësishëm për këtë bashki synon t’i japë zgjidhja përfundimtare rrëshqitjes së tokës që rrezikon shumë pallate në qytetin e Gjirokastrës. Kryeministri, teksa bën këtë premtim, nën rreshta vë në dukje mungesën e bashkëpunimit me kryebashkiaken e LSI për këtë projekt.

Në qarkun e Gjirokastrës, Kryeministri zhvilloi dhe një takimin e minoritetin grek të Grapshit. Në debat me një nga një me banorët e këtij komuniteti, ai nënvizon se qasja pozitive e qeverisë ndaj pakicave është treguar me reformën territoriale.

Në takimin llogaridhënës në Bashkinë e Gjirokastrës, Rama përsërit se Reforma në Drejtësi është produkt i socialistëve dhe që po jep rezultatet me përjashtimin nga radhët e sistemit të të korruptuarve përmes Vetting-ut.

Kryeministri këmbëngul se nuk ka rritje të taksave dhe të gjithë atyre që i tregojnë për rastet e zvarritjes në sportelet publike iu tregon portalin e bashkëqeverisjes, si e vetmja dritare ku duhen të klikojnë nëse duan zgjidhje.

Tv Klan