Balluku: Këto njësi kanë për qëllim propozimin dhe zhvillimin e projekteve të shërbimeve digjitale

Në të gjitha ministritë do të ndërtohet një sektor i ri për inovacionin, i cili do të shërbejë për propozimet dhe zhvillimet e projekteve të shërbimeve digjitale. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se  vendimi për krijimin e këtij sektori është marrë nga Këshilli i ministrave me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

“Na ka lindur nevoja që brenda minsitrive tona të kemi nukla inovacioni, të cilat do t’i propozojnë ministrit, do ti propozojnë trupës së administratës së çdo ministrie projekte të reja, projekte inovatore dhe projekte që mund të bashkërendojnë punën e ministrive.”  

Balluku tha se personat që do të punësohen në njësitë inovative do të kenë paga më të larta se sektorët e tjerë.

Kemi vendosur që ata të paguhen me paga më të larta se sa sektorët e tjerë, pikërishtë për të përthithur trurin më të mirë që ka tregu shqiptar, por pse jo edhe diaspora.”

Zëvendskryeministja theksoi se ky sektor do të jetë i disponueshëm në çdo ministri brenda vjeshtës.

“Pasi të konsolidohet e gjitha kjo ide e re, dhe pasi të vendoset në një kornizë procedure se si do të funksionojë, ne do kemi mundësi që brenda Vjeshtës këto nukla t’i kemi të disponueshme”.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave vendosi dhe dëmshpërblimin financiar subjekte të ish të dënuarve politik të regjimit komunist. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se qeveria është e vendosur për ti shkuar deri në fund vënies së drejtësisë për ish të dënuar politik.

Klan News