Presidenti i ekipit të Serie A kërcënon me bojkot

Diskutimi se kur mund të rinisë kampionati në Itali nuk është pritur mirë nga presidenti i Brescia, Massimo Cellino. Ai është shprehur kundër në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, madje duke shkuar deri te kërcënimi për bojkot të takimeve.

Nuk ka më kuptim të luhet ky sezon. U ndalëm dhe asnjë ekip nuk do të kthehet si më parë, stadiumet e mbyllur dhe mbi të gjitha rrezikohet shëndeti i sportistëve. Nëse na detyrojnë jam gati të mos lejoj skuadrën të zbresë në fushë dhe të humbasim ndeshjet në tavolinë 3 – 0”, deklaroi Cellino.

Presidenti i ekipit nga Lombardia shtoi se për situatën që po kalon Italia nuk ka kuptim të mendohet të luhet futboll. Brescia, ku aktivizohet edhe shqiptari Emanuele Ndoj është e fundit në renditje dhe po lufton për mbijetesë.

Tv Klan