Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri pak pas mesnatës banesën e Denis Shtrazës në lagjen e “Kodër Vilës” në Durrës.

Nga rikoshetat e plumbave mbeti i plagosur nipi i tij 12-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Autorët kanë qenë të pozicionuar në rrugën përpara shtëpisë së Denis Shtrazës dhe dyshohet se kanë patur si qëllim të dërgojnë një sinjal paralajmërues për 33-vjeçarin, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut pak muaj më parë në Durrës

Në foto Denis Shtraza

denis shtraza

Në derën dhe murin e jashtëm të banesës ka shenja të plumbave me qitje nga një distancë e afërt. Grupi hetimor bën me dije se ndaj banesës së Denis Shtrazës është qëlluar rreth 30 herë me breshëri automatiku kallashnikov.

ssss 2

 

33-­vjeçari Shtraza akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në  Janar  të këtij viti në Durrës.

Në foto Gazmend Çollaku

collaku-1

Shtraza u arrestua në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Çollakut./

tvklan.al