Prej disa ditësh shiu dhe breshëri po u shkatërron të mbjellat dhe po i çon drejt falimentit dhjetra fermerë të Elbasanit.

Situata është e vështire në fshatin Letan ku një breshër i pazakontë ka shkaktuar dëme të mëdha. Mjaftuan vetëm disa minuta breshër dhe thuajse të gjitha të mbjellat e këtij viti u rrafshua përtokë.

Vetë fermerët ndjehen të dorëzuar nga pasojat. Ndërsa syte i kanë drejtuar mnga shtetit nga i cili kërkojnë ndihmë. Sipas kryeplakut të këtij fshati, dëmet këtë vit janë të mëdha dhe banorët nuk sigurojnë dot asnjë të ardhur nga bujqësia.

Gjatë kësaj jave, disa fshatra në Gramsh, Cërrik dhe Elbasan kanë pësuar dëmtime të mëdha nga stuhitë e shiut dhe breshërit. Që të gjithë kërkojnë ndihmë nga shteti. Në prefekturë është ngritur një grup pune që do të verifikojë dëmet, por nuk dihet nëse do të kompensohen ndonjëherë. Nga eksperienca e viteve të kaluara, ata asnjëherë nuk kanë marrë ndihma nga shteti.

Tv Klan