Me breshëri kallashnikovi është qëlluar në drejtim të një HEC-i në Lapaj të Kukësit gjatë orëve të para të mëngjesit. Roja i HEC-it njoftoi policinë, e cila në vendngjarje konstatoi se shënjestra ka qenë transformatori i nënstacionit elelektrik dhe për pasojë e ka nxjerrë atë jashtë funksionit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./abcnews.al