Një pamje horror është zhvilluar në sy të fëmijëve të një çifti serb, teksa burri ndiqte me armë në dorë bashkëshorten e tij për ta vrarë.

Mediat serbe raportojnë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, në rrugën Jevrem Grujic, kur  Ognjen A., 51 vjeç, tentoi të vriste gruan e tij, O. A., 51 vjeçe, duke qëlluar me armë në prani të dy fëmijëve.

Si në skena filmash, gruaja në tentativë për të shpëtuar, ka mundur të arratiset, ndërsa ai e qëllonte vazhdimisht me armë, por për fat të mira pa e lënduar.

Ndërkohë që gruaja ka dalë me vrap nga banesa e tmerruar dhe në përpjekje për të shpëtuar, kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar policinë pasi kanë parë të shoqin që e ndiqte duke shtënë me armë.

Policia ka ndërhyrë në kohë duke e arrestuar dhe shmangur tragjedinë, ndërsa nuk dihet shkaqet e konfliktit.

Sipas mediave vendase, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur arsenal armësh, tre pistoleta, një heshtë, municione të kalibrit të ndryshëm si dhe predha. /tvklan.al