Një konflikt në një lokal në Krastë të Bulqizës, çoi në plagosjen me armë zjarri të një fëmije 6-vjeçar.

Në konfliktin pas së cilit policia thotë se fshihen motivet e dobëta, u përfshinë 3 persona, mes tyre babai i 6-vjeçarit, M.Rrushi dhe 27-vjeçari Jetmir Koxherri. Ky i fundit, pas sherrit u largua nga lokali, vajti në shtëpi dhe mori armën e më pas hapi zjarr në drejtim të shtëpisë së Rrushit.

Plumbat prekën djalin e mitur, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 01:15 minuta, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në orët e mëngjesit. Në pamjet më lart, tregohet pikërisht momenti kur 27-vjeçari shoqërohet në ambientet e policisë.

Aktualisht autoritetet policore vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan.al