Brexit, arrihet marrëveshja e re

Posta

Brexit, arrihet marrëveshja e re

20:00 17/10/2019

Dalja e Britanisë nga BE brenda 31 Tetorit

Marrëveshja e re mes Brukselit dhe Londrës për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian mori pëlqimin e krerëve të shteteve të unionit. Tashmë gjithçka është në duart e Parlamentit britanik, ku ujërat nuk janë shumë të kthjellëta.

Presidenti në detyrë i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se në dallim nga marrëveshja e parë, kryeministri Boris Johnson ra dakord që të mos ketë kontrolle të rrepta kufitare, por pika të thjeshta kontrolli në kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, që përcaktojnë qartë sovranitetin e Britanisë së Madhe mbi pjesën veriore të ishullit.

Për Presidentin në detyrë të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ky është shansi i fundit për një marrëveshje me Britaninë, pasi 31 është afati i fundit dhe nuk do të ketë më shtyrje.

Por me shumë gjasa marrëveshja do të hasë vështirësi me miratimin në Parlamentin britanik, pasi partia unioniste e Irlandës së Veriut, aleate e Boris Johnsonit është shprehur skeptike edhe për marrëveshjen e re. Ndërsa opozita laburiste e konsideroi atë si më të keqe se ajo e arritur nga Thereza May.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT