Pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi të dalë nga Bashkimi Europian, palët ende nuk kishin rënë dakord për marrëveshjen tregtare mes tyre.

Por në një lajm të bërë të ditur sot nga Kryeministri britanik Boris Johnson, u tha se nuk kishin më kuptim diskutimet, vetëm nëse BE përgatitej të shqyrtonte tekstin ligjor të ortakërisë.

Më herët Kryeministri u shpreh se Anglia ishte gati të shkëmbente mallra tregtare ne BE pa një marrëveshje, vitin tjetër.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian deklaroi se është gati t’i intensifikojë diskutimet por nuk do pranojë marrëveshje “me çdo çmim”.

Anglia vendosi një afat kohor deri të enjten, që të merret vendimi nëse ja vlen të vazhdojnë bisedimet apo jo.

Negociatori i BE, Michel Barnier pritet të mbërrijë në Londër javës tjetër për diskutime të tjera, por Boris Johnson ka thënë se një udhëtim i tillë do të ishte i pakuptimtë vetëm në rast se BE ndryshon qëndrim.

“Udhëtimi i Michel Barnier në Londër javës që vjen mund të ketë rezultat vetëm nëse ai përgatitet të adresojë të gjitha çështjet e tekstit ligjor në mënyrën më të përshpejtuar të mundshme, pa qenë nevoja që Anglia të bëjë çdo hap apo të marr përsipër udhëtimin dhe lëvizjen e tij. Nëse nuk arrihen këto, nuk ka kuptim që të vij”,  shpreh zëdhënësi për Kryeministrin.

“Negociatat tregtare kanë marrë fund. Bashkimi Europian i ka mbyllur enkas dhe me vetëdije të plotë kur ka thënë se nuk e ndryshon pozicionin e saj për negociata”, vijoi ai.

Boris Johnson ka deklaruar se BE nuk i ka marrë fare parasysh kërkesat e Anglisë për një marrëveshje të lirë tregtare bazuar në marrëveshjen ekzistuese me Kanadanë.

Kështu, shtoi ai, Mbretëria e Bashkuar duhet të hedhë sytë nga alternativa të tjera si për shembull marrëveshjet e limituara me Australinë.

Dhe siç duket, bazuar në fjalët e Kryeministrit dhe të zëdhënësit të tij, gjakrat janë nxehur mes dy palëve. Por gjithçka mbetet për t’u parë, pasi të dyja palët kërkojnë të arrihet një dakordësi dhe procesi për këtë kërkon ende kohë.  /tvklan.al