Brexit, Johnson prezanton propozimet në parlament

Posta

Brexit, Johnson prezanton propozimet në parlament

16:24 03/10/2019

Kundërshton Kryeministri irlandez: Jo kontrolleve doganore

Kryeministri britanik shpalosi para parlamentit ndryshimet në marrëveshjen e Brexitit, që do t’i prezantojë liderëve të Bashkimit Europian në samitin e 17 Tetorit. Në dallim nga marrëveshja e mëparshme, Johnson kërkon që Irlanda e Veriut të mos jetë pjesë e unionit doganor të BE-së, por të vijojë të zbatojë rregullat europiane vetëm në sektorin e bujqësisë. Kufij do të ketë, por kontrollet do të jenë të shpejta dhe jo rigoroze si në doganat e zakonshme.

“Marrëveshja e mëparshme krijonte një ngërç të përhershëm, më tepër sesa një përparim. Ndaj jemi përpjekur të ngremë një urë për të kapërcyer errësirën për të njohur atë që nuk po njihet”.

Ndër reagimet e para ishte ai i Kryeministrit të Republikës së Irlandës, i cili u shpreh kundër kontrolleve doganore. Ai akuzoi Boris Johnsonin se po u heq të drejtën britanikëve të rregullojnë gabimin që u bë në referendumin e 2016-s.

“Të gjitha sondazhet, që kur Johnson u zgjodh Kryeministër, tregojnë se populli britanik kërkon të qëndrojë në BE, por sistemi politik nuk i lejon të zgjedhin.

Kreu në largim i Komisionit Europian Jean Claude Juncker tha se propozimet e reja përbëjnë përparim pozitiv, por disa prej ideve sipas tij, ishin problematike.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT