Shefja e FMN-së, Christine Lagarde deklaroi se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të sillte një rrezik të konsiderueshëm dhe do ta çonte vendin në recesion.

“Shumica e analizave ekonomike që janë kryer, arrijnë në përfundimin se largimi nga BE-ja do të ishte i kushtueshëm në aspektin afatgjatë”, tha Lagarde në një konferencë për shtyp sot në Londër.

“Ka gjithashtu një rrezik për një reagim negativ të tregut në se Britania voton për t’u larguar nga BE-ja, ndikimet e së cilit mund të jenë veçanërisht të rënda.”

Ajo shpjegoi se goditja për ekonominë britanike mundet që të variojë nga “shumë keq në shumë, shumë keq.”

FMN-ja lëshoi një deklaratë paralajmëruese në fillim të vitit duke thënë se Britania rrezikon të bjerë në një dobësim të vetë-shkaktuar ekonomik dhe rënie të çmimeve të banesave dhe aksioneve nëse votuesit zgjedhin të largohet nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit.

/tvklan.al