Plani i Brexit i kryeministres britanike Theresa May është i destinuar të dështojë. I këtij mendimi është Toni Bler. Në një intervistë për Euronews, ish-kryeministri laburist thotë se May por kërkon një zgjidhje të mesme por të gabuar.

Plani i kryeministres May për marrëveshjet tregtare me BE, është i gabuar për të dyja palët. Ajo mendon se Brexit nuk është një ide e mirë, por që duhet bërë, prandaj po kërkon një variant të butë për të kënaqur njerëzit që e votuan. Por ky është një kompromis që nuk do të kënaqë askënd. Mendoj se parlamenti do ta rrëzojë”.

Kundër planit të kryeministres May u shfaq edhe kryenegociatori për Brexit me BE, Majkëll Barnier.

Strategjia për një marrëveshje me zona të përbashkëta doganore me BE-në, i kushtoi dy ministra të rëndësishëm kryeministres May, ministrin e Brexit David Davis dhe atë të Jashtëm Boris Johnson. Ky i fundit e ka quajtur planin e May-t një fitore për Bashkimin Europian.

Kryeministres do t’i duhet të marrë mbështetjen e parlamentit. Një mision i vështirë sipas mediave britanike, pasi afati për një marrëveshje tregtare me Brukselin skadon në fund të muajit Tetor.

Tv Klan