Shkëputja e Britanisë së Madhe nga BE  mund të shtyhet deri në fund të vitit 2021. Kryeministrja Theresa May nuk arriti të gjejë një zgjidhje në bisedimet me 27 liderët e vendeve anëtarë, të mërkurën në Bruksel. Palët janë të ndara sa i përket kufirit me Republikën e Irlandës.

May ftoi liderët europianë të përmbyllin Brexitin në afatin aktual, dhjetorin e vitit 2020, por zgjidhja mbetet larg.

Shefes së qeverisë britanike do t’i duhet të përballet edhe me presionin e brendshëm tashmë, pasi 1 vit më shumë në BE, do të 1 vit thotë më shumë taksa dhe varësi tregtare nga BE.

Tv Klan