Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka bërë thirrje Britanisë që të veprojë në mënyrë serioze dhe të gjejë zgjidhje për Brexitin.

Maas ka theksuar përgjegjësinë që ka Britania në këtë proces.

Duke iu referuar një interviste për gazetën gjermane “Bild”, ai ka thënë në një postim në Twitter:

“Theresa May dhe Parlamenti britanik kanë përgjegjësi të madhe për të ardhmen tonë në Evropë”

. Në këtë intervistë, Maas ka thënë se BE-ja do të shqyrtojë me kujdes idetë që ka Britania në këtë proces.

Ditë më parë, ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar planin e kryeministres May për largimin e Britanisë nga BE-ja. May megjithatë i ka mbijetuar një vote mosbesimi në Britani, çka i ka mundësuar asaj të punojë drejt planit të ri për Brexit.

Britania është planifikuar të largohet nga BE-ja më 29 Mars të këtij viti./REL