Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar këmbëngul se propozimi i Theresa May mbi Brexit është një marrëveshje e “e realizueshme, e besueshme”, edhe pse është refuzuar nga krerët e BE në një samit në Salzburg.

Ministri James Brokenshire tha se në fund të negociatave do të priten “fjalë të ashpra”, por qeveria ishte “e vendosur” në përpjekjen e saj për të realizuar një marrëveshje.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 29 mars 2019. Kryeministrja Theresa May thotë se plani i saj për Mbretërinë e Bashkuar dhe BE për një rregullore të përbashkët mbi mallrat por jo shërbimet, është e vetmja mënyrë e besueshme për të shmangur një kufi me probleme mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Por ajo është kundërshtuar nga disa brenda partisë së saj, të cilët argumentojnë se kjo do të kompromentonte sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe u prit ftohtë në takimin e nivelit të lartë të BE në Salzburg në Austri. May përshkroi bisedimet e saj atje me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk si “të sinqertë”.

Në një konferencë shtypi, Tusk tha se ndërkohë që në planin Chequers  kishte disa “elemente pozitive”, liderët e BE-së kishin rënë dakord që propozimet duhet të rihartohen:

“Kuadri i sugjeruar për bashkëpunimin ekonomik nuk do të funksionojë, ajo po minon tregun e përbashkët”.

Të premten, një ish-Sekretar i Irlandës së Veriut, tha për programin e BBC Radio 4 Today:

“Marrëveshja Chequers është një marrëveshje e realizueshme dhe e besueshme për të përmbushur ambiciet tona”.

Britania e Madhe dhe BE po përpiqen të arrijnë një marrëveshje në kohë dhe duan të shmangin një infrastrukturë fizike të kufizuar, si kamera apo roje, midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, por nuk mund të bien dakord se si do ta arrijnë këtë gjë./tvklan.al