Shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është gjithnjë e më shumë në një udhë pa krye. Parlamenti britanik rrëzoi në orët e vona të së hënës 4 mundësi të ndryshme nga plani i kryeministres Theresa May, për t’i dhënë drejtim Brexit.

Ndonëse kundërshton marrëveshjen e qeverisë, shumica konservatore mbetet e bashkuar dhe kundër alternativave të tjera. Sakaq, Theresa May do të përballet sërish këtë të martë me deputetët dhe pritet të tentojë një tjetër votim  të planit të saj.

Të hënën presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se Brukselit po i soset durimi me zvarritjen e gjatë të Brexit.

 

Tv Klan