Emisioni i sotëm i “Opinion” sjell bukurinë e veçantë të Kalasë së Tepelenës. Brenda kalasë është e vendosur shtëpia e Mustafa Dervishit, i cili bashkë me të shoqen nuk e ka menduar asnjëherë të largohet nga ajo zonë historike.


Ai e priti në shtëpinë e tij gazetarin Blendi Fevziu në mënyrën më të ngrohtë e më pas i rrëfeu më shumë mbi të parët e tij dhe se si qyteti ka marrë emrin Tepelena.

Blendi Fevziu: Si je, si kaluat? Si keni qenë?

Zonja e shtëpisë: T’ju sjellim një ujë të ftohtë. Mos je Blendi?

Blendi Fevziu: Po.

Zonja e shtëpisë: Po të urdhërosh more, si do na bezdisësh?! Ç’është ajo fjalë!!

Mustafa Dervishi: Na fal çik ballin…(E puth në kokë gazetarin)

Blendi Fevziu: Si kalon, si je?

Mustafa Dervishi: E kam këtu, në zemër.

Blendi Fevziu: Ashtu ë?

Mustafa Dervishi: Na kënaq kur del atje e flet.

Blendi Fevziu: Këtu ke lindur, në kala?

Mustafa Dervishi: Fisi ynë ka ardhur në 1300-ën. Këtu është kalaja e dytë veneciane, një i Principatës së Vlorës ka vendosur vajzën këtu, Elenën. Vajza e Komeinit. E quanin Tepi i Elenës, domethënë kepi siç i themi ne. Dhe e ka marrë emrin Tepelena.  Këtu ka qenë bahçja e stërgjyshit tonë, Dervish Hasani./tvklan.al