Briken Calja: Gati të lë medaljet e Kombëtaren

Posta

Briken Calja: Gati të lë medaljet e Kombëtaren

16:24 22/10/2019

“Kryeministri të ndërhyjë për shpërblimet”

Në një komunikim zyrtar, Ministria e Sportit thotë se Briken Calja duhet të shpërblehet vetëm për një nga tre medaljet e marra në europianin e peshëngritjes në 2018, medaljen e artë që i takon dygarëshit. Por vetë sportisti këtë vendim të Ministrisë nuk e gjen të mbështetur në asnjë ligj shqiptar dhe thotë se është gati të lërë medaljet e arta dhe fanellën e kombëtares.

Pas kërkesës së Tv Klan mbi mungesën e shpërblimit financiar për 2 nga tre medaljet që Briken Calja mori në Europianin e 2018, Ministria e Sportit në një komunikim zyrtar thotë se peshëngritësi duhet të shpërblehet vetëm kur merr medalje ari në dygarësh, pas klasifikimit përfundimtar të garave në shtytje dhe shkëputje, për të cilat Çalja ka siguruar medalje ari.

Por kampioni i kërkon ligjin në të cilin ministria e mbështet vendimin e saj.

Ministria shkruan se për këtë rast konkret duhet të shqyrtohen edhe rregulloret ndërkombëtare. Por Calja e ka edhe interpretimin e rregullores nga drejtori i përgjithshëm i federatës botërore të peshëngritjes. Calja e mbështet kërkesën e tij edhe tek vendimi i këshillit të ministrave të nëntorit 2018.

Sa i përket punësimit në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes ose të Rendit, Ministria e Sportit ka dërguar dokumentacionin përkatës që prej shkurtit 2019 në mënyrë që peshëngritësit t’i krijohet mundësia e punësimit.

Briken Calja nuk kërkon gjë tjetër veç zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të shtetit shqiptar për shpërblimin e sportistëve që arrijnë rezultate në garat ndërkombëtare, europian dhe botëror.

Calja rikonfirmon edhe një herë vendimin e tij se nëse kërkon diçka që nuk i takon është i gatshëm të marrë masa drastike për karrierën e tij.

Peshëngritësi shqiptar shprehu gatishmërinë edhe të ulet në bisedime me autoritetet e Ministrisë së Sportit për gjetjen e zgjidhjes në këtë çështje.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT