Peshëngritësi siguron dy medalje për Shqipërinë

Pas Evangjeli Velit, Shqipëria merr edhe dy medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë të Rusisë.

Briken Calja ka fituar medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes dhe të bronztë në dy garësh në peshën 73 kg. Calja e nisi jo mirë garën në stilin e shtytjes, duke dështuar të ngrejë 183 kg, por më pas arrin të realizojë me sukses provën e dytë, ku ngre 184 kg.

Në provën e tretë tenton 188 kg, por pa sukses, duke e mbyllur garën në këtë stil në vendin e dytë dhe siguroi medaljen e argjendtë.

Në total, në dygarësh, Calja ngriti 336 kg, për të marrë medaljen e bronztë, duke varur kështu në qafë dy medalje në këtë Europian dhe konfirmoi se është në formë të shkëlqyer para Olimpiadës.

Në stilin e shkëputjes, Calja u klasifikua i katërti, duke ngritur 152 kg vetëm në provën e parë dhe dështoi në dy provat e tjera me 157 kg.  

Klan News