Briken Çalja merr bronz në botëror

Briken Çalja merr bronz në botëror

01:20 22/09/2019

Ngriti 156 kilogramë në stilin e shkëputjes

Briken Çalja ishte i suksesshëm në botërorin e peshëngritjes, pasi mori medalje bronzi. 29-vjeçari ngriti 156 kilogramë në stilin e shkëputjes, 1 kilogramë më pak se vendi i dytë. Ai u rendit i pesti në dy garësh.

Çalja arriti këtë rezultat në peshën deri 73 kilogramë në garën ku merrnin pjesë 38 sportistë. Një tjetër medalje për Briken Çaljen që ruan formën në prag të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Dy vite më parë ishte Erkand Qerimaj, i cili mori medaljen e bronzit në stilin e shkëputjes në botëror në peshën deri 77 kilogramë.

Qerimaj do të garojë sëbashku me Daniel Godellin këtë vit në peshën deri 81 kilogramë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT