Briken Çalja mori medaljen e parë për Shqipërinë në Europianin që po zhvillohet në Kroaci. 27-vjeçari fitoi atë të bonzit në stilin e shtytjes duke ngritur 175 kilogramë për peshën deri 69 kilogramë.

Prova e dytë në këtë stil vendosi në këtë garë. Çalja nuk e përsëriti me 178 kilogramë në shtangë, që po të përfundonte me sukses do t’i jepte medaljen e argjendit.

Gara në stilin e shkëputjes ishte një dështim, pasi nuk mbylli me sukses asnjë nga provat duke mos arritur të ketë një rezultat në dygarësh.

Të mërkurën do të jetë radha e Daniel Godellit dhe Erkand Qerimajt për peshën deri 77 kilogramë. Për Godellin është një kthim në gara pas përfundimit të dënimit për doping. Deri më tani kanë garuar 4 sportistë shqiptarë.  

Tv Klan