Pas Evangjeli Velit, Shqipëria merr edhe dy medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë të Rusisë. Briken Calja ka fituar medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes dhe të bronztë në dy garësh në peshën 73 kg.

Calja e nisi jo mirë garën në stilin e shtytjes, duke dështuar të ngrejë 183 kg, por më pas arrin të realizojë me sukses provën e dytë, ku ngre 184 kg. Në provën e tretë tenton 188 kg, por pa sukses, duke e mbyllur garën në këtë stil në vendin e dytë dhe siguroi medaljen e argjendtë.

Në total, në dy garësh, Calja ngriti 336 kg, duke marrë medaljen e bronztë, duke varur kështu në qafë dy medalje në këtë Europian dhe konfirmoi se është në formë të shkëlqyer para Olimpiadës. Në stilin e shkëputjes, Calja u klasifikua i katërti, duke ngritur 152 kg vetëm në provën e parë dhe dështoi në dy provat e tjera me 157 kg.

Klan News