Vendos rekorde në peshën deri 81 kilogramë

Briken Calja pati paraqitjen më të mirë nga pjesëmarrësit në Kampionati Kombëtare të Peshëngritjes të mbajtur të shtunën në Durrës.

Calja tregoi vlerat e tij në peshën deri 81 kilogramë ku vendosi edhe rekord. Ai ngriti 157 kilogramë në shkëputje dhe 195 në shtytje.

Problemet fizike nuk lejuan Erkand Qerimajn, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj të tregonin vlerat e tyre. Kampionati Kombëtar ishte një test para Europianit që do të mbahet në muajin prill në Moskë.

Tv Klan