Brisida Shehaj gjatë intervistës me Rudina Magjistarin në “Tv Klan”, iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka qenë pjesë e ndonjë konsursi bukurie apo jo, nisur nga lajmet e publikuara herë pas here në media.  Brisida tregoi se, s’ka marrë pjesë në gara bukurie. I vetmi angazhim ka qenë si modele e fotomodele në vitin 2005, kur ishte studente në vitin e tretë të Ekonomikut.

Ka qenë mendimi i Marcela Latit, dhe më pas e Enada At’Nikollës për të më përfshirë në projektet e tyre, si modele. Ishin të parat dhe të fundit aktivitete, pasi s’kam pasur asnjëherë pasion botën e spektaklit”,  tha ajo.

Në lidhje me shprehjen e famshme të saj: “E ku qëndron problemi këtu?!”, Brisida tha se e ka përdorur në kontekstin e realitetit shqiptar, për punonjësit e administratës në kohën kur ishte drejtoreshë. 

Brisida Shehaj, u shndërrua në emrin më të lakuar të gruas në politikë,  kur në vitin 2013 u emërua në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore. Pas tre vitesh ajo u largua nga drejtimi i Drejtorisë së Tatimeve.  Menjëherë më pas, u emërua Zëvendësministre Ekonomie, por pas dy muajsh në këtë detyrë dha dorëheqjen. Për pak kohë qëndroi larg pozicioneve politike, duke u përfshirë më pas në botën e televizionit, ku punonte në një televizon privat. Prej muajit Tetor të vitit 2020, Shehaj ka marrë detyrën e nënkryetares së partisë LSI./tvklan.al