Madona

Mbretëresha e Popit, Madonna është rrëzuar në skenë të Mërkurën në mbrëmje gjatë performancës së saj në, Brit Awards 2015.

Një balerin e ka tërhequr më shumë se sa duhej kustumin e saj të përformancës teksa Madonna ngjitej në disa shkallë të improvizuara.

Pas këtij momenti ajo e ka gjetur veten të shtrirë përtokë.

Menjëherë diva e muzikës Pop, tashmë 56 – vjeçare është ngritur dhe e ka rimarrë vetën duke performuar sërish këngën “Living for Love”.

Nga fotot ajo ka shfaqur një fytyrë shumë ironike, në momentin që është pozicionuar për t’ju rikthyer përfomancës që po transmetohej live për miliona teleshikues në mbarë botën.

tvklan.al