Billie Eilish trimfon në çmimet britanike të muzikës

Edicioni i 40 i ndarjes së çmimeve në muzikën britanike, i njohur si Britt Awards 2020 ka qenë nata e Billi Eilish.

U vlerësua si artistja më e mirë femër në nivel ndërkombëtar dhe shënoi rekord në audiencë me performimin live për të herë të parë të këngës më të re “No time to die”, kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull, pjesë e sagës së agjentit 007.

Kënga më e mirë e vitit u shpall ‘Someone You Loved’ e skocezit Lewis Capaldi, i cili tërhoqi çmimin me një shishe birre në dorë.

‘Psychodrama’ i reperit Dave është albumi i vitit. Por këngëtari tërhoqi vëmendjen me këngën ‘Black’, në të cilën e quan Kryeministrin britanik Boris Johnson racist.

Artisti më i mirë mashkull shkoi për Stormzy, kurse Mabel artistja e më e mirë femër.

Tv Klan