Tre shqiptarë janë dënuar në total me rreth 20 vite burg, pasi u kapën me drogë të klasit A, në Cardiff të Uellsit.

Kristian Bujaj, 26 – vjeç, Klaudio Doroftei, 25 – vjeç dhe Ermal Zina, 39 – vjeç, dolën para gjykatës së Cardiff ditën e enjte, pasi u shpallën fajtorë për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen.

Ata u arrestuan në një banesë në The Hawthorns të Pentwyn, pasi u kapën me dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefona.

Atyre iu gjet gjithashtu një sasi prej 6 mijë paundësh, para kesh, që i kishin fshehur nën dyshemenë e një banese në Nesta Road, në Canton, më 7 Shkurt.

Droga e sekuestruar nga autoritetet britanike, sipas “

WalesOnline

“, kapte vlerën e më shumë se 200 mijë paundëve.

Tre shqiptarët u shpallën fajtorë dhe gjykata vendosi që të dënojë me 6 vite dhe 8 muaj burg Doroftein dhe Zinën, ndërsa 6 muaj për Bujaj.

Detektiviti Ian Morgan tha se pas një pune intensive hetimore, efektivët e policisë kishin mbërritur në adresën e Pentwyun në kohën e duhur, duke i kapur “mat” tre shqiptarët. Sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja përse e kishin të pamundur që të mohonin përfshirjen e tyre.

Morgan theksoi se është e qartë që ata ishin pjesë e një bande të organizuar kriminale që operon në Cardiff./tvklan.al