Me një vendim urgjent, vetëm një ditë para votimit të planifikuar të parlamentit britanik për marrëveshjen e Brexit Gjykata e Europiane e Drejtësisë, thekson se “Mbretëria e Bashkuar është e lirë të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga njoftimi për daljen nga Bashkimi Europian.

Sipas kësaj gjykate Londra ka të drejtë të përmbysë planin  për shkëputjen nga Unioni pa miratimin e 27 vendeve anëtare të unionit.

Letra e gjykatës:

Kjo mundësi ekziston për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi një marrëveshje tërheqjeje mes BE-së dhe vendit anëtar, ose për aq kohë sa nuk ka skaduar ende afati 2-vjeçar që prej datës së shpalljes së qëllimit për t’u tërhequr nga Bashkimi Europian dhe një periudhë e mundshme shtyrje e këtij afati.

Verdikti u dha pasi kësaj gjykate iu drejtuan një grup deputetësh skocezë, që janë kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Plani i kryeministres May nuk ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, që e kanë shprehur hapur kundërshtinë për të. Mosaprovimi rrezikon ta zhysë Britaninë e Madhe në katastrofë financiare. Analistët e shohin si gjithnjë e më të afërt mundësinë e një referendumi të dytë popullor për Brexit.

Tv Klan