Një shqiptar, i cilësuar si koka e një bande kriminale, i cili përfitoi mbi 365 mijë paund nga furnizimi me kanabis i bandave në Plymouth, duhet të paguajë 54 mijë paund përpara se të deportohet.

31 – vjeçari Laver Sakaj, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg në Shkurt, për drejtimin e një pjese të operacionit për furnizimin me rreth 50 kilogramë kanabis nga Birmingham në Plymouth.

Si rezultat i një hetimi të gjerë, të koduar ‘Operacioni Madras’, 8 persona u dënuan për futje të drogës në qytet, pasi i fundit u kap duke e futur fshehur atë në Romë.

Sakaj jetonte ilegalisht në Britani. Ai drejtonte e operacionin kriminal sëbashku me kunatin e tij Shkëlzen Hasani, 29 vjeç.

Ata ishin të lidhur me disa persona të tjerë nga Plymouth, të cilët ishin korrierë apo menaxherë të drogës dhe parave.

Njërit prej korrierëve të ndaluar nga policia iu gjetën 24,300 paund, të fshehura në një çantë shpine “Spider-man”.

Kanabisi i sekuestruar nga një prej korrierëve

Ndërsa një tjetër korrier u kap në rrugët e qytetit me një çantë porti, brenda së cilës gjendeshin 32 mijë paund.

Hetimet gjithashtu çuan në sekuestrimin e 8.5 kilogramëve nga një korrierëve, të paketuar në 35 çanta me vakum, me një vlerë prej 87,500 paund.  

Fundi i operacionit të Devon -it drejtohej nga 49 – vjeçari nga Torquay dhe 37 – vjeçari David Hocking, i cili kishte një studio tatuazhesh në Playmouth.

Në Korrik, britanikja “The Herald”, raportoi se prokurorët thanë se ky i fundit kishte përfituar rreth 150 mijë paund, megjithatë në fund ata u pajtuan me mbrojtjen sipas së cilës, Hocking kishte një pasuri prej vetëm 9,150 paund, të përbëra në prona, dy llogari bankare dhe paratë e sekuestruara nga policia.

Gjykata e urdhëroi Hocking që ta paguante këtë shumë brenda 3 muajve në të kundërt do të qëndronte edhe 6 muaj të tjerë në burg.

Në të njëjtën seancë dëgjimore, prokurorët dhe mbrojtja nuk arritën në një marrëveshje sa i përkiste shqiptarit Sakaj.

Kur ky i fundit u arrestua në shtëpinë e tij në Kingswinford, atij iu gjetën më pak se 10 mijë paund ‘kesh’.

Mbrojtja deklaroi se shqiptari kishte përfituar vetëm 9 mijë paund, por hetuesit insistuan se ai kishte përfituar më shumë, mbi të gjitha prej një mosmarrëveshje për një urdhër siguracioni me vlerë 30 mijë paund, mbi një Mercedes.

Çështja ishte shtyrë deri më sot, kur u pranua se Sakaj kishte përfituar rreth 365,293 paund nga veprimtaria kriminale.

Në seancën gjyqësore, Sakajt iu tha se duhet të paguante 54,128.75 paund, ose në të kundërt do të qëndronte edhe 15 muaj të tjerë në burg.

Pas dënimit ai do të deportohet drejt Shqipërisë./tvklan.al