Ky grup parashtutistësh britanikë kanë realizuar forma të ndryshme në qiell

Falë aftësive të tyre një grup parashutistësh në qytetin Nottinghamshire në Britaninë e Madhe kanë dhuruar spektakël në qiell. Pamjet tregojnë 41 parashutistë nga kompania Skydive Langar, të cilët  hidhen njëri pas tjetrit me parashutë nga tre avionë të cilët  fluturojnë krah për krah.

Parashutistët kapin duart e njëri-tjetrit për të krijuar forma të ndryshme ndërsa bien me shpejtësi prej rreth 193 km/h. Kjo praktikë nuk është e re në  sportin e parashutizimi, por është e para që realizohet në përmasa të tilla në Britaninë e Madhe.

“Është e mahnitshme që kemi arritur këtë rekord të ri dhe shpresojmë të frymëzojmë parashutistë të tjerë që të ndjekin hapat tonë dhe të vazhdojmë ta çojmë sportin përpara”, tha Will Cooke, organizator i ngjarjes.

Hedhja me parashutë në  grup është një nga aftësitë e para të mësuara kur një person merr licencën për të realizuar hedhje me parashutë.

Klan News