Britani e Madhe: Nuk do zgjaten bisedimet me BE pas 31 Dhjetorit

Kryenegociatori i Mbretërisë së Bashkuar Lord Frost


Britani e Madhe: Nuk do zgjaten bisedimet me BE pas 31 Dhjetorit

18:32 21/12/2020

Qeveria e Britanisë së Madhe ka përjashtuar mundësinë për zgjatjen e afatit për arritjen e një marrëveshje tregtare pas Brexit në 2021 edhe pse bisedimet janë penguar nga COVID-19.

Nga ana tjetër zëra zyrtarë në Mbretërinë e Madhe janë shprehur se duhet të ndiqen rregullat e tregtisë së BE përtej 31 Dhjetorit për të lejuar dhe të ketë kohë për një marrëveshje në muajt në vijim.

Ndërkohë nga Downing Street është deklaruar se do të “eksplorojnë të gjitha rrugët” për një marrëveshje përpara 31 Dhjetorit.

Bisedimet MB-BE vazhdojnë në mënyrë intensive në Bruksel dhe kanë afat dhe 10 ditë të mbetura për të arritur dhe ratifikuar një pakt.

Pa një marrëveshje tregtare, të dy palët mund të vendosnin taksa importi mbi mallrat e njëri-tjetrit, duke ndikuar negativisht në ekonomi./tvklan.al






Të ngjashme