Call_centerNjë gjykatë britanike ka dënuar me më shumë se 40 vjet heqje lirie një bandë, në shumicë e përbërë nga shqiptarë, për akuzën e trafikut të kokainës në zonën e Kornuollit, në periferi të Londrës.

Vetëm lideri i saj, shqiptari Besnik Sinanaj është dënuar me 10 vjet burg.Të gjithë të pandehurit, gjithsej 9 persona, mes të cilëve edhe shtetas rumunë, i kanë pranuar akuzat. Nga hetimet është vërtetuar se kjo bandë, për një periudhë 1-vjeçare maj 2012 – maj 2013, operonte nëpër mjet një Call Center për të shpërndarë drogën. Thuajse 100 mijë telefonata kanë marrë kjo bandë në këtë hark kohor nga persona të ndryshëm në të gjithë vendin që kishin varësi nga droga. Më shumë se 4 milionë stërlina është fitimi nga ky trafik.

Policia ka mundur të sekuestrojë edhe rreth 6 kilogramë kokainë në momentin e arrestimit të bandës.Nga hetimet është vërtetuar se një gram lëndë narkotike në treg kishte një vlerë nga 40 deri në 50 stërlina.

Sinanaj ishte arrestuar që në prill të vitit 2013, ndërsa pjesa tjetër e bandës 3 javë më vonë.