Franca ka deklaruar se do të ndërpresë furnizimet me energji nëse peshkatarët nuk marrin licensa

Dy anije të Marinës Mbretërore po patrullojnë në ujërat rreth Xhersit pasi Franca deklaroi se mund të ndërpresë furnizimet me energji elektrike në ishull.

Kjo vjen pasi peshkatarëve franceze nuk u jepet hyrja e plotë në ujërat e peshkimit në Mbretërinë e Bashkuar nën kushtet e tregtisë pas Brexit.

Peshkatarët në portin St Helier thonë se të drejtat e tyre kufizohen padrejtësisht nga licencat e lëshuara nga ishulli në bazë të një sistemi të nisur javën e kaluar.  Dy anijet HMS Severn dhe HMS Tamar janë të vendosura në Portsmouth. Ata të dy janë me gjatësi 90.5 metra, kanë dy armë të mëdha, duke përfshirë një armë anti-ajrore me rreze të shkurtër dhe me një ekuipazh nga 45 marinarë dhe deri në 50 marinsa mbretëror.

Sipas marrëveshjes tregtare pas Brexit, Jersey duhet të lejojë anijet evropiane në ujërat e saj, por ata tani kanë nevojë për licenca – por peshkatarët thonë se lejet kanë ardhur me një listë të gjatë kufizimesh për të cilën nuk është rënë dakord.

Muajin e kaluar, tregtarët francezë të zemëruar nga vonesat e licencave për të peshkuar në ujërat britanike bllokuan kamionë që mbanin peshq në Boulogne-sur-Mer, qendra më e madhe e Evropës për përpunimin e prodhimeve të detit. Më herët Franca i bëri thirrje Komisionit Europian të veprojnë me vendosmëri e shpejtësi për të garantuar zbatimin e marrëveshjes. Deri tani mësohet se licenca kanë marrë 22 nga 190 mjete peshkimi.

Klan News