Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshjen e parë pas Brexit lidhur me menaxhimin e kufirit në Irlandën e Veriut.

Qeveria britanike ka dekluar sot se është arritur një marrëveshje në parim për çështje që përfshijnë pikat e kontrollit kufitar dhe furnizimin me ilaçeve.

Edhe pse është arritur marrëveshje për këtë pikë, sërish BE dhe Britania do të vijojnë diskutimet për marrëveshjen përfundimtare për tregtinë. Ndërkohë që detajet e këtij pakti nuk janë treguar ende për publikun.

Ministri Michael Gove tha se ai ishte i kënaqur dhe falënderoi zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Maros Shefçoviç, duke thënë se gjatë bisedimeve kishte qenë korrekt.

Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme në Irlandë, Simon Coveney, e mirëpriti lajmin dhe tha se kjo marrëveshje do lejojë palët të vijojnë diskutimet e mëtejshme.

Tashmë pritet takimi mes Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare e Brexit./tvklan.al