Studimi do të përfshijë grupmoshën e re dhe do të japë përgjigje sesi reagon sistemi imunitar ndaj koronavirusit

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që do të lejojë vullnetarët të ekspozohen ndaj virusit për të çuar përpara hulumtimet mjekësore në pandemi.

Prova, e cila do të fillojë brenda një muaji, do të ekspozojë deri në 90 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18-30 vjeç ndaj Covid në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar për të kuptuar se si prek virusi njerëzit.

Mbështetur nga një investim i qeverisë britanike prej 33.6 milion paund, studimi i parë i këtij lloji do t’u japë mjekëve një përgjigje në lidhje me Covid-19 dhe do të ndihmojë në mënyrën sesi përhapet pandemia dhe përgjigjen që përcjell tek vaksinat.

Siguria e vullnetarëve është thelbësore, që do të thotë se ky studim do të përdorë versionin e virusit që ka qarkulluar në Mbretërinë e Bashkuar që nga Marsi i 2020 dhe që tani është me rrezik të ulët tek të rriturit e rinj të shëndetshëm. Mjekët dhe shkencëtarët do të monitorojnë nga afër efektin e virusit tek vullnetarët dhe do të jenë të gatshëm të kujdesen për ta 24 orë në ditë.

Përgjatë shumë dekadave, studimet tek njerëzit janë kryer në mënyrë të sigurt dhe kanë luajtur role të rëndësishme në përshpejtimin e zhvillimit të trajtimeve për sëmundjet duke përfshirë malarien, tifon, kolerën, norovirus dhe gripin. Provat gjithashtu kanë ndihmuar studiuesit të përcaktojnë se cila vaksinë ka më shumë të ngjarë të ketë sukses në fazat 3 të provave klinike.

Gjithashtu, ky studim fillestar do të ndihmojë mjekët të kuptojnë se si sistemi imunitar reagon ndaj koronavirusit dhe të identifikojë faktorët që ndikojnë në mënyrën e transmetimit të virusit, përfshirë mënyrën se si një person i cili është i infektuar me virusin Covid-19 transmeton grimcat e virusit infektiv në mjedis.

Ndërkaq, Boris Johnson ka deklaruar se bllokimi aktual i Anglisë do të jetë i fundit, por paralajmëroi se ai nuk mund të ofronte garanci për një rikthim në jetën normale.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, i cili pritet të përcaktojë një udhërrëfyes për heqjen e kufizimeve të koronavirusit në 22 Shkurt, tha se ndërsa ka arsye për besim pasi  më shumë se 15 milion njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë të një vaksine dhe çdo rihapje e shoqërisë dhe ekonomisë do të duhet të jetë graduale.

Klan News