Aksesi për të marrë tampone dy herë në javë është pjesë e fushatës së qeverisë

Të gjithëve në Angli do t’u jepet akses të kryejnë dy teste të shpejta të koronavirusit në javë. Kjo është pjesë e fushatës së qeverisë për të testuar të gjithë britanikët ndaj Covid-19.

Tamponët të cilët mund të japin rezultate në rreth 30 minuta, do të jenë në dispozicion falas në vendet e testimit, farmacitë ose do të mund të dërgohen përmes postës. Testet do t’u ofrohen fëmijëve të shkollës dhe familjeve të tyre që duhet të largohen nga shtëpia për punë.

Sekretari i Shëndetësisë tha se kjo do të ndihmojë në lehtësimin e masave. Ndërkohë kritikët kanë thënë se ky vendim do të sjellë humbje të mëdha parash.

Kjo vjen ndërsa Boris Johnson do të takojë kabinetin për të nënshkruar fazën tjetër të lehtësimit të bllokimit në Angli, e cila do të shohë dyqane jo-thelbësore të rihapen dhe pubet dhe restorantet të fillojnë të shërbejnë jashtë nga 12 Prilli.

Po ashtu Johnson do të paraqesë edhe planet për përdorimin e pasaportave të vaksinimit e cila do të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve.

Në lidhje me udhëtimet jashtë vendit, qeveria britanike po planifikon një sistem për të klasifikuar vendet sipas shkallës së përparimit të fushatës së tyre të vaksinimit dhe shkallës së pranisë të varianteve. Destinacionet e gjelbra do të përjashtohen nga karantina, ndryshe nga vendet portokalli dhe të kuqe.

Klan News