Armë e forca ushtarake për të ndalur pushtimin rus

NATO po e rrit prezencën ushtarake përgjatë krahut lindor të Aleancës. Por vetëm një pjesë e vogël e 30 anëtarëve të Aleancës po e mbështesin drejtpërdrejt Kievin duke dërguar armë. Britania e Madhe vendosi të dërgojë armë të lehta antitank të gjeneratës së ardhshme së bashku me një kontigjient të vogël trupash elitare për të trajnuar ushtrinë ukrainase. Ajo ka dërguar gjithashtu avionë vëzhgimi mbi Ukrainë për të monitoruar lëvizjet ushtarake të Rusisë.

Ndërsa Kanadaja, një nga të parat vende që njohu Ukrainën pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991 dhe me një nga komunitetet më të mëdha të diasporës ukrainase në botë, ka marrë gjithashtu një qasje më të ashpër kundër Rusisë në krizë në krahasim me aleatët e tjerë të NATO-s.

 Ajo po shqyrton plane të reja për të zgjatur një mision trajnimi ushtarak në Ukrainë që përfshin rreth 200 trupa kanadeze dhe siguron më shumë armë dhe pajisje mbrojtëse për ushtrinë e Ukrainës.

Këtë muaj, Kanadaja dislokoi një kontigjent të vogël forcash speciale dhe njoftoi një kredi të re urgjente prej 120 milionë dollarësh për qeverinë e Kievit, kundër përpjekjeve ruse për të destabilizuar vendin.

Lëvizjet e Kanadasë dhe Britanisë janë në kontrast me Gjermaninë, superfuqinë ekonomike europiane, e cila ka përjashtuar çdo mundësi për dërgimin e ndihmave ushtarake dhe insiston për zgjidhje të krizës në rrugë diplomatike.

Berlini është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s pasi nuk pranoi të ndalonte projektin e diskutueshëm të gazsjellësit rus, Nord Stream 2, i cili do t’i lejonte Rusisë të anashkalonte Ukrainën për të dërguar furnizimet e saj me gaz në Evropë dhe për bllokuar Estoninë nga eksporti.

Tv Klan