Britania e Madhe ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se po tenton që të instalojë një figurë pro Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.

Britania ka paralajmëruar se qeveria ruse do të përballet me pasoja të rënda nëse do të ketë një hapa të mëtejshëm për këtë komplot ndaj Kievit.

Informacioni i publikuar hedh dritë mbi shtrirjen e aktivitetit rus të krijuar për të përmbysur Ukrainën dhe është një pasqyrë e të menduarit të Kremlinit”, tha Sekretarja e Jashtme, Liz Truss.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë në kulm dhe sipas agjencive inteligjente lufta është shumë afër.

SHBA dhe NATO janë duke kryer bisedime intensive për të gjetur një marrëveshje që do të shmangte luftën.

Rusia ka mohuar se po planifikon ndonjë sulm, por pamjet satelitore kanë treguar se Kremlini ka grumbulluar mijëra forca në kufi më Ukrainën./tvklan.al