Prioritet do të kenë të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët për të shmangur një valë tjetër infektimesh

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që të shpallë planet e qeverisë së tij për dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat mbi 50 vjeç.

Ato do të ofrohen për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit. Kryeministri Boris Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid do të përcaktojnë se si do të funksionojë ky program.

Qeveria e Johnson ka bërë të ditur tashmë se për të kontrolluar përhapjen e virusit autoritetet shëndetësore do të fokusohen te procesi i imunizimit, duke përfshirë dozat përforcuese dhe testimin.

I pyetur nga  gazetarët më herët  nëse qeveria e tij mund të impononte bllokime në të ardhmen, Johnson tha se qeveria do të bënte gjithçka për të mbrojtur vendin, por lidhur me mënyrën se si po shkojnë gjërat qeveria e tij duket shumë e sigurt në vendimet e marra deri më tani.

Opsioni për të bërë vaksinimin të detyrueshëm mbetet në planet rezervë, por aktualisht qeveria britanike nuk po e konsideron një vendim të tillë.

Mbi 48 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të një vaksine, ndërsa  shumë se 44 milionë kanë marrë  dozën e tyre të dytë.

Klan News