Janë evidentuar më shumë se gjysma e rasteve në të gjithë Evropën, alarm për poliomelitin

Britania e madhe është vendi ku paraqiten më tepër raste me hepatit akut të fëmijëve. Sipas statistikave të bëra publike gjatë kongresit mjekësor Easl që po mban punimet në Londër, ku janë të pranishëm 5500 specialistët më të mirë në botë.

Aktualisht janë identifikuar 260 raste, pra më shumë se gjysma e rasteve në të gjithe Evropën, njëkohësisht 30% e rasteve në nivel botëror. Sipas autoriteteve shëndetësore, nga këto, në 44 raste është dashur transplanti i mëlçisë për t’i shpëtuar. Por fatmirësisht si ne SHBA ashtu edhe në Britani ka një rënie të fëmijëve të prekur nga ky infeksion, shkaqet e të cilit ende nuk janë të qarta. 

Ndërkohë në Britani një tjetër alarm po shqetëson autoritetet shëndetsore. Duket se ka një valë infeksioni të poliomelitit, sëmundje e cila ishte zhdukur plotësisht nga vendi që në vitin 2003. Kështu po bëhet apel për rivaksinim të një zonë prej 4 mln banorësh, pasi në dy muajt e fundit janë gjetur gjurmë pozitive të poliomelitit.

Klan News