Teksa e gjithë Europa është prekur nga vala e pazakontë e të nxehtit afrikan, Britania e Madhe është goditur nga stuhi të forta shiu që kanë shkaktuar përmbytje në rajonet jugore.

Niveli i ujit tejkaloi 5 centimetrat duke përmbytur katet e para duke shkaktuar dëme në disa biznese. Banorët e zonave të përmbytura i shfrytëzuan këto përmbytje edhe për t’u argëtuar.

Meteorologët parashikojnë që brenda pak orëve shiu të pushojë dhe vendi të përfshihet në hartën e temperaturave të larta mbi 35 gradë Celsius. E mërkura pritet të jetë dita më e nxehtë kur temperaturat në gjithë kontinentin pritet të tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Tv Klan