Qeveria ka deklaruar se të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht mund të udhëtojnë muajin e ardhshëm

Britania do të publikojë muajin e ardhshëm planet për të lejuar njerëzit e vaksinuar plotësisht të udhëtojnë të pakufizuar në të gjitha vendet, përveç atyre me rrezikun më të lartë COVID-19.

Vendimi vjen pas presionit të shumë kompanive ajrore të shkatërruara nga pandemia. Linjat ajrore e mirëpritën lëvizjen e qeverisë. Britania do të shtojë Maltën, Ishujt Balearikë të Spanjës dhe ishullin portugez të Madeira në listën e saj të gjelbër për vendet e sigurta të udhëtimit nga 30 Qershori.

Falë programit tonë të suksesshëm të vaksinimit, qëllimi ynë është që më vonë gjatë verës, banorët e Mbretërisë së Bashkuar që janë vaksinuar plotësisht nuk do të duhet të izolohen kur udhëtojnë“, tha Ministri i Transportit Grant Shapps.

Eritrea, Haiti, Republika Domenikane, Mongoli, Tunizi dhe Uganda do të mbeten në listën e kuqe të Britanisë.

Shefi ekzekutiv i “EasyJet” është shprehur se udhëtimet në shumë vende evropiane do të kishin shumë pak ndikim në shtrimin në spital duke pasur parasysh që rastet e COVID në Evropë kanë rënë.

Qeveria ka qenë nën presion në rritje për të lehtësuar kufizimet ndërsa afrohet sezoni i pikut të Korrikut dhe Gushtit. Pilotët, ekuipazhi i kabinës, agjentët e udhëtimit dhe punëtorë të tjerë nga industria e udhëtimeve mbajtën protesta gjatë kësaj jave duke i bërë thirrje qeverisë të hapte më shumë rrugë.

Britania ka një nga programet më të shpejta të vaksinimit në botë, por deri më tani qeveria ka parandaluar në mënyrë efektive udhëtimet në shumicën e vendeve përmes karantinës dhe rregullave të testimit, duke nxitur industrinë të paralajmërojë për dështime të shumta të biznesit dhe humbje të vendeve të punës.

Klan News